Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Hattrick Manaxhim Futbolli | Regjistrohu në botën e lirë të futbollit 

Gëzur Ditëlindjen Hattrick!



Historia e Hattrick
Një lojë për moshat
Me 20 vite histori të pandërprerë, Hattrick është një lojë unike që u lejon menaxherëve të ndërtojnë trashëgiminë e skuadrës së tyre të futbollit, duke konkuruar me njerëz nga e gjithë bota.

Hattrick është dhe ka qenë gjithmonë pa pagesë!

Hidhini një sy historisë sonë të deritanishme!
Lindja (1997)
Hattrick ka lindur më 30 Gusht 1997. Loja ishte vetëm në suedisht dhe me vetëm një seri me 16 skuadra, deri sa numri i tyre u rrit në 680 skuadra në Nëntor.
Lojë kult (1999)
Hattrick u shndërrua shpejt në një lojë kult ndërmjet përdoruesve Suedezë të Internetit dhe arriti nivelin e 2728 lojtarëve. Pritja për të marrë një skuadër ishte mbi një vit!
Zgjerimi global! (2000)
Pas një muaji offline, Hattrick u kthyer me një pamje krejt të re dhe një sërë karakteristikash të reja. Hattrick nuk ishte më i disponueshëm vetëm në suedisht - mund të luhej edhe në gjuhën angleze dhe u hapën liga të reja ndërkombëtare.
Arritjet kyçe
Hattrick kremtoi 5-vjetorin në 2003 duke arritur 60.000 përdorues në të gjithë botën.

Menjëherë vitin e mëpasshëm arriti pikat kyçe të 100.000 dhe 250.000 përdoruesve!

Në 10-vjetor, më 2007, mbi 900.000 përdirues nga e gjithë bota luanin Hattrick.
Komuniteti
Një arsye madhore e zgjerimit të Hattrick është komuniteti i mrekullueshëm, e cili na ndihmon ta përkthejmë lojën në më shumë se 50 gjuhë. Forumet tona u futën ndër forumet më aktive në Rrjet, ku përdorues shkruanin në mënyrë obsesive mbi skuadrat kombëtare në Hattrici, strategjithë e stërvitjes, ose thjesht mbi gjendjen e botës në përgjithësi.
Fillimi i aplikacioneve për telefona
Pa e tradhëtuar kurrë origjinën tonë në Internet, gjithmonë e më shumë përdorues filluan të lidheshin vetëm përmes telefonave të tyre smart. Ne e lëshuam aplikacionin e parë për iPhone në fillim të 2012, dhe versionet e përpunuar krejtësisht për iOS dhe Android në 2014.

Sot, pothuajse 50% e përdoruesve të Hattrick luajnë përmes celularëve ose tabletëve!
 
Vlerësoni këtë faqe
Server 095