Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Objekte te Hattrick
Nisma të vogla për ekipin tuaj

Hattrick Gears është një mbledhje e opcioneve që paguhen një herë, krijuar me të njëjtin shpirtin si Hattrick Supporter: Opcione që e bëjnë Hattrick edhe më të këndshëm për tu luajtur ose e bëjnë jetën tuaj në Hattrick më të rehatshme, por, realisht, pa ju dhënë asnjë përparësi aktuale në lojë.

E bleni çdo funksion të Hattrick Gear me Kredite.

Jepini lojtarit tuaj një nofkë

Ka ndonjë nga lojtarët tuaj një nofkë të marur nga pjesa tjetër e skuadrës, apo nga tifozët tuaj? Ju mund tu vendosni lojtarëve tuaj më të dashur nofka për ti bërë ata më vetjak. Nofkat do të shfaqen midis emrit dhe mbiemrit të lojtarëve. Përderisa lojtarët gjenden në klubin tuaj, nofka është e përhershëme, por kur një lojtar të shitet atëherë nofka hiqet.

Lojtaret aktualisht në markatë apo lojtarët që kanë luajtur një ndeshje të ekipit kombëtar nuk mund ti jepen nofka. Gjithashtu nofka duhet të ekzistojë në databazin e nofkave.

Nëse nofka që ju doni të përdorni nuk është në dispozicion që ju mund të të bëni një sugjerim për ta shtuar.

Cmimi: 5 Kredite

Stilo një lojtar

Ju mund ti jepni ndonjë nga lojtarëve tuaj një vështrim të ri duke i stiluar ato, për aq kohë sa lojtari nuk është në listën e transferimit. Duke stiluar një lojtar ju mund të ndryshoni prerjen e flokëve, ngjyrën e flokëve të tij dhe për të shtuar (ose hequr), mjekrën.

Cmimi: 2 Kredite

Jepini lojtarit një pamje tjetër

Ju mund ti jepni një lojtari një tjetër pamje tërësore, që do të thotë që ju mund të ndryshoni cdo gjë në lidhje me pamjen e tij. Megjithatë, duhet të jeni klubi nënë ose lojtarin duhet ta keni në pronësi për të pakten 1 sezon, në mënyrë që t'i jepni atij një pamje tjetër tërësore.

Për më tepër, lojtarët aktualisht në transferim apo lojtarët që kanë luajtur një ndeshje për ekipin kombëtar nuk mund tu jepet një pamje tjetër.

Cmimi: 4 Kredite

Bashkohu me Turneun

Turnetë janë garat jozyrtare të klubit në Hattrick. Zgjidhi nëse doni të krijoni vetë një turne për ju dhe miqtë tuaj, apo të bashkoheni në një nga shumë turnetë ekzistuese, deri në maksimumi 10 njëherësh. Turnetë kanë një axhendë elastike dhe ndeshjet mund të luhen në çdo kohë gjatë javës dhe mund të luhen në formatin e Kupave ose të Ligave me Playoff. Një turne mund të përfshijë 4 deri në 64 skuadra, por çmimi për futjen në turne është gjithmonë njësoj.

Cmimi: 2 Kredite

Ndeshje shkalle

Duke u bashkuar me një shkallë ju futeni në një konkurrencë të vazhdueshme për të drejtën e të qenit menaxher më i mirë në një rajon, vend apo federatë - ose edhe globalisht. Sfido rrugën tënde në këtë shkallë për t'u bërë mbreti i shkallës!

Shënim: Krediti i shpenzuar për sfidën do të rekuperohet nëse fitohet ndeshja.

Cmimi: 1 Kredi

Dyluftimet

Dëshironi tja tregoni mikut tuaj të neveritshëm vendin e tij? Nuk të mjaftojn ndeshjet në orarin e rregullt? Dyluftimet janë ndihmë. Sfidoni një skuadër, luani lojën, merrni të drejtën e mburrjes - është kaq e thjeshtë.

Cmimi: 1 Kredi

Ndodhi-flesh

A doni ta bëni të paharrueshme dhe argëtuese ndeshjen e ardhshme? Me Ndodhi-flesh ju mund të shkaktoni një ngjarje të veçantë për një ndeshje të ardhshme. Zgjidhni për të tallur kundërshtarin tuaj, për të kërkuar ndihmë nga tifozët e tu apo për të nderuar trashëgiminë e klubit tuaj. Një ngjarje e përshtatur do të ndodhë gjatë ndeshjes. Ju lutem vini re se të gjitha ngjarjet janë vetëm prezantuese dhe nuk do të ndikojë në rezultatin e lojës në asnjë mënyrë.

Cmimi: 1 Kredi

Riemëro një lojtar

Ju keni mundësi ti jepni ndonjërit nga lojtarëve tuaj një emër të ri.

Lojtaret aktualisht në shitje apo lojtarët që kanë luajtur një ndeshje për një ekip kombëtar nuk mund të riemërohen, dhe një lojtar i ekipit të parë mund të riemërohet një herë (për pronar). Gjithashtu, emri duhet të ekzistojë në databasin tonë të nofkave për lojtarët e vendit tuaj.

Mbani mend që emri do të ndryshohet sërisht në origjinalin sapo lojtari të dalë në shitje në merkato, por do ti kthehet sërisht nëse nuk shitet.

Ju lutem vini re se kombinime të caktuara emrash do të bllokohen për të shmangur përmbytjen e lojës me emra të personave të famshëm në jetën reale.

Cmimi: 8 Kredite

Riemro lojtarin e akademisë

Riemërimi i një lojtari në akademinë rinore ka më pak kufizime, emri vetëm duhet të ekzistojë në databasin tonë të emrave për vendin tuaj.

Cmimi: 4 Kredite

Përsëritje e ndeshjes

A fitoi ekipi që meritonte? Keni qënë tmerrësisht të pafat apo formacioni juaj nuk ishte aq i mirë sa mendonit para ndeshjes? Tani mund ta zbuloni.

Përsëritja e Ndeshjes simulon zhvillimin e ndeshjes edhe 20 times, duke përdorur të njëjtat variabla si në ndeshjen reale, për t'ju dhënë një ide më të saktë mbi mundësitë reale për ta fituar atë. Me Super-Replay, ndeshja simulohet deri në 100 herë duke paguar vetëm 5 kredite.

Krijohet një përmbledhje e ndeshjeve për tu jeluar të analizoni rezultatet! Natyrisht kjo nuk do influencojë në asnjë mënyrë rezultatin zyrtar të ndeshjes. Mbani mend se rezultatet e përsëritjes do të qëndrojnë vetëm për 2 sezone.

Cmimi: 3 Kredite

Transferta me Perspektivë

Nuk e gjetët lojtarin për të cilin po kërkoni? Ju mund të shtoni perspektivën në rast se rezultatet e kërkimit tuaj janë 10 ose më pak. Gjatë 2 javëve të ardhshme, ne do kërkjojmë të gjitha listat e transfertve te reja dhe do ju njoftojmë në çdo moment që një lojtar përputhet me kriteret e kërkimit qe ju kryet dhe jeni të interesuar.

Cmimi: 3 Kredite

Oferta automatike shtesë

Me Ofertat Automatike ju mund të caktoni çmimim maksimal që dëshironi të paguani për një lojtar dhe Hattrick do vazhdojë ankandin automatikisht deri sa të arrihet çmimi që keni vendosur. Çdo ekip mund të vendosi një Ofertë Automatike falas, por me Gears ju mund të bleni një Ofertë shtesë nese jeni duke ndjekur dy lojtarë njëkohësisht. Kur skadon transferimi, atëherë skadon edhe Oferta Automatike.

Cmimi: 2 Kredite

 
Server 070