Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Historia e Hattrick

Sezoni 1 (30 Gusht 1997)

Hattrick u hap më 30 Gusht, 1997. Loja është Suedeze vetëm dhe fillon me 16 ekipe. Dy seri testi (A dhe B) u luajtën në 7 raunde. 4-4-2 është formacioni i vetëm në përdorim dhe opsionet për stërvitje janë të pergjithshme, rezistenca dhe goditje standarte.

Faqa mbyllet çdo natë në 00:30 për të kryer gjithë azhornimet, për të kompletuar transfertat dhe për të luajtur ndeshjet. Kur faqa hapet në mëngjes, ju mund të shikoni rezultatet e ndeshjeve.

Logo-ja nostalgjike origjinale.
Logo-ja nostalgjike origjinale.

Sezoni 2 (23 Nëntor 1997)

Hattrick shtohet në 680 ekipe në katër divizione (Allsvenskan, div I, II dhe III) dhe lëviz te portali Suedez passagen.se. Markatoja e hapur për transferta shikon dritën e diellit (më përpara lojtarët mund të bëheshin bid dhe kur pronari e pranonte lojtari ishte i yti).

Zhvillohet ndeshja e parë midis ekipeve nacionale: Suedi - Danimark 1-2. Danimarka ishte klon i Suedisë por u desh shumë sezone derisa Suedia të hakmerrej.

Sezoni 3 (5 Prill 1998)

Hattrick shtohet në 1704 ekipe kur hapet div IV. Gjithashtu Kupa fillon në këtë sezon së bashku me ndeshjet miqësore. Zakrock Rooch shpallet fituesi i parë i kupës.

Sezoni 4 (26 Korrik 1998)

Gjatë këtij sezoni u bë reforma në stërvitje. U shtuan lloje të tjera stërvitjeje për të bër të mundur përmirësimin e të gjithave aftësive dhe jo vetëm rezistencën dhe godtitjet standarte. Një rrjedhojë negative e stërvitjes së re Per Emilsson, thyen limitin e vlerësimit të lojtarit dhe bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që merr vlerësimin "Shenjtor" (i cili u shtua si mundësi, kundër çdo mundësie që do të ndodhte).

Si rrezultat i kësaj, sistemi vlerësues ndryshoi dhe disa pikëçuditëse u vendosën mbas renditjes maksimale “*****”. Sistemi i kompletuar renditës duket i tillë mbas ndryshimit: 0, H, HH, HHH, *, **, ***, ****, *****, *****!, *****!!, etj.

Sezoni 5 (15 Nëntor 1998)

Në qoftë se ndodhi ndonjë gjë këtë sezon, nuk arriti të futej në librin e historisë.

Sezoni 6 (4 Mars 1999)

Asnjë gjë specifike nuk ndodhi këtë sezon sipas librit të historisë.

Sezoni 7 (3 Korrik 1999)

Për herë të parë tani ishit në gjëndje të zgjidhnit një taktikë tjetër perveç 4-4-2 pasi u be e mundur ri-pozicionimi i lojtarëve. Gjithashtu u shaqën udhëzimet individuale për lojtarët, që jepte mundësi për taktika sulmuese, optimiste, të kujdeshme dhe ultra difensive.

Sezoni 8 (24 Tetor 1999)

Ne fund të sezonit, në fillimin e vitit 2000, kompania Extralives u krijua për të zhvilluar Hattrick më tej. Në fushë Sunne IK futet në histori si ekipi i parë që fiton "dyshe".

Sezoni 9 (Shkurt 2000)

Komuniteti lëviz me iniciativën e tij nga forumi Passagen në Delphi dhe rritet dhe më shumë. Më vonë, u hap faqa e parë komunitare që gjeneronte statistika automatikisht - HTSCB - Byroja Qëndrore e Statistikave të Hattrick.

Sezoni 10 (4 Qershor 2000)

Ky sezon do mbahem mënd si sezoni i fundit me pamjen nostalgjike.

Sezoni 11 (15 Tetor 2000)


Mbas një muaji mbylljeje Hattrick vjen me një dizenjo të ri dhe opsione të reja. Hattrick nuk është më vetëm për Suedinë- ju mund të luani në anglisht dhe shtatë liga të reja u hapen: Argjentina, Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Spanja (më vonë u ndërrua në Meksika) dhe USA. Liga Suedeze u shtua në 10920 ekipe të cilat u mbushën shumë shpejtë.


Një logo alternative nga Tetor 2000, e cila nuk ishte përdorur më përpara.
Përveç ligave të reja, lajmi më i madh është që Hattrick është gjithmon i hapur (online) dhe çdo gjë ndodh drejt për së drejti (live) - edhe ndeshjet! Sistemi i vlerësimit është po i ri, me gjysmë yje dhe yje të plotë, dhe tre njësi të tjera (klas botëror, mbinatyror dhe hyjnor) u shtuan duke çuar totalin në 15.

Në fund të sezonit, portieri i të rinjve Bob Sunesson, futet në Hattrick në moshën 22 vjeç dhe me vonë bëhet lojtari më me famë në lojë edhe pse aftësia e tij më e mirë ishte varfër në krah.

Sezoni 12 (4 Shkurt 2001)

Nga ky sezon ju rrini në të njëjtën seri nëqoftëse nuk ngjiteni ose zbrisni, e cila nuk ishte e njëjta gjë më përpara kur ekipet shperndaheshin random nëpër seri çdo sezon.

T-shirt Hattrick i bukur jeshil është në shitje, gjëja e parë që ju mund të bleni në dyqan.  4 liga të reja futen në botën e Hattrick: Norvegjia, Danimarka, Suedia dhe Hollanda.

Sezoni 13 (27 Maj 2001)

Hattrick Supporter u lëshua si një shërbim i cili më vonë u shndërrua në arsyen primare në mbijetesën e Hattrick dhe në zhvillmin e tij.

Për 15 SEK (rreth 1,5€) në muaj, ju merrni një listë miqsh, disa statistika personale dhe informacion të drejt për drejt (live). Ndoshta më e rëndësishmja e Supporter ishte një menyrë e mirë për të suportuar lojën. Dy muaj më vonë Supporter u shtua në unifrormë për ndeshjen, vitrina e trofeut, konferencë për styp, emblema, federata dhe më shumë statistika.

Jo më pak se 23 liga të reja u hapën: Oqeania, Spanja, Portugalia, Polonia, Rumania, Kili, Brasil, Turqia, Kolumbia, Peru, Kina, Uruguai, Venezuela, Kanada, Rusia, Tajlanda, Skocia, Irlanda, Japonia, Koreja, Egjypt, India dhe Afrika e Jugut.

Shfaqa superiore e Bob Sunesson për Hattrick u nxorrën në pah nga SHFH ( Shoqata e Futbollit Hattrick), dhe e konsideruan atë si "i dashur nga skuadra" - një nga dhuratat e para në lojë.

Sezoni 14 (16 Shtator 2001)

Në fund Hattrick ka sistemin e tij të forumeve, në formë peme, dhe komuniteti ka një vend më të mirë për tu mbledhur dhe debatuar. Versionet në spanjisht dhe frëngjisht u krijuan, dhe gjashtë liga të tjera u futën : Singapori, Zvicra, Islanda, Belgjika, Austria dhe Malajzia.

Faqa e transfertave azhornohet duke përfshirë opsione kërkimi për aftësitë. Një tjetër ndryshim ishte që lëvizjet e shpirtit të ekipit ishin më të vogla ndryshe nga ndryshimet e medha një herë në javë.

Shërbimet e para celulari u futën vetëm për Suedinë, dhe Supporter u shtua me numrin e fanellave, librin e vizitorëve, dhe forumet e federatave. Gjithashtu u hap CHPP (Zhvillues i çertifikuar i Produkteve të Hattrick) në bashkpunim me zhvillues të pavarur të programeve për Hattrick. Ju mund të blinit programe të CHPP në dyqan.

Sezoni 15 (6 Janar 2002)

Mund të thuhet që çdo gjë ndodhi në sezonin 15. Filloi me një futje të eventeve speciale, miqësore ndërkombëtare, ndeshje derbi dhe ekipet kombëtare - një opcion shumë i rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit.

Përfundoj me Suedinë që fitoj Kupën e parë Botërore (asnjë surprizë) dhe përmirësimit të krizës ekonomike me uljen e rrogave të lojtarëve, uljen e tarifave për agjentët, bonus për promovim, interest maksimal dhe për prejardhjen - dhe fonde për ekipin e fundit.

Të gjitha ekipet morën fonde për të drejtat transmetimi në fund të sezonit gjithashtu. E gjitha kjo për arsye sepse ekonomia nuk u zhvillua me të njëjtin ritëm sa vetë loja.

Midis të tjerave, të gjitha grupet e HT rriten me nga 3 deri në 9 persona pasi nevojiteshin për zhvillim, administrim etj. Të gjashtë pjestarët e rinj ndihmuan vullnetarisht, por disa vite më vonë po thuaj të gjithë u punësuan nga Extralives. Fakti që futet gjuha Gjermane po thuaj se shpëton pa u vënë re.

Sezoni 16 (28 Prill 2002)

Hungaria, Republika Çeke, Letonia, Indonezia, Filipinet, Estonia, Greqia, Kroacia dhe Jugosllavia, që më vonë u ndrysha në Serbia dhe Mali i zi, futen në familjen e Hattrick. Shërbimet celulari tani ju ofrohen të gjithë përdoruesve dhe fytyrat e lojtarëve dhe rezervimet janë opsionet e reja të Supporter. Ata menaxher që po vrisnin mëndjen sesi Bob Sunesson dukej, vazhduan të vrisnin mëndjen sepse fytyra e tij ishte e mbuluar me objekte të ndryshme.

Kupa Botërore kishte një faqe dhe logo më vete gjatë edicioneve të para.

SHFH vendosi të paguaj 1/3 e pagave për lojtarët e konbëtares derisa ata tv luanin për vendin e tyre dhe per një ekip ordiner. Suedia fiton kupën e parë botërore për U20, përsëri pa surpriza dhe lojtari i parë që arrin 10 * është Thomas Ranlind, portier Suedez i cili më vonë përjashtohet nga loja nga pronari i tij Suedez.

Sezoni 17 (18 Gusht 2002)

Sezoni 17 ishte përvjetor sepse Hattrick arriti 5 vjetë që nga hapja e tij. Në këtë sezon ishin rreth 60.000 përdorues që luanin Hattrick. Ne marrim 5 aftësi të reja, (titanik, jashtë-tokësor, epik, magjik, utopik) që ju shtuan 15 të parave, dy liga të reja Hong-Kong dhe Tajvani) dhe u shtua versioni në gjuhën Hollandeze.

Forumi në formën e pemës u zëvendësua me një sistem të ri duke përfshirë opsionin për shikim të shpejtë të forumit. Shpirti i Ekipit fillon të influencohet nga transfertat dhe Supporters marrin më shumë statistika, bllok shënimesh dhe lajmërime nga Federatat. Prefixi Mod lind gjithashtu për të dalluar moderatorët e forumeve.

Sezoni 18 (8 Dhjetor 2002)

Tre versione në gjuhët (Estonisht, Italisht dhe Daneze) futen në lojë dhe katër liga të reja (Bullgaria, Qipro, Israel, dhe Sllovenia). U be më e kollajshme të përmirësosh eksperiencën e formacionit dhe eksperienca filloj të bie me ritme më të ngadalta.

Kompesimet për lojtarët e kombëtares u ndryshuan, ju nuk merrni më stërvitje nga ndeshjet e kombëtares por SHFH akoma paguan 1/3 e rrogës kur lojtari luan ndeshje për vendin e tij.

Paketa e Supporter shtohet më shumë me kujtesa dhe banners nuk ju shfaqen Supporter - një opsion i vlerësuar. Prefiksi LA për administratorë gjuhe futet në qarkullim.

Sezoni 19 (30 Mars 2003)

Numri i përdoruesve aktivë kalon numrin magjik 100 000. Letrat e lajmeve për komunitetin fillojnë të shpërndajnë artikuj në sitin e tyre, SHSHH (SHoqata e Shtypit Hattrick) dhe supportuesit e skuadrave fillojnë të bëhen më të zgjuar si p.sh. shikojnë se në cilën ligë luan.

Gjithashtu u fut dhe versioni i gjuhës finlandeze.

Sezoni 20 (20 Korrik 2003)

Taktikat e ndeshjeve u futën në sistem por mund të përdoren vetëm për miqësore në këtë sezon dhe eksperienca e lojtarëve fillon të ndikojë paraqitjen e tyre në fushë. Sistemi i vjetër i ndryshimit të trainjerit ku ju paguanit 10 000 US$ dhe merrnit një trajner të ri random, u zëvendësua. Tani ju mund të bëni një lojtarin tuaj trajner ose të merrni një të ri me aftësitë që dëshironi juve.

Gjashtë liga (Lituania, Sllovenia, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Vietnam dhe Pakistani) dhe tre gjuhë (Polonisht, Portugalisht dhe Katalanase), u shtuan. Supporter u shtua me më shumë opsione për uniforma, më shumë statistika dhe opsione forumesh dhe CHPP bashkpunimi ndryshon për të lejuar më shumë programe bashkpunimi gjithsesi nuk ishte më e mundur të blije te dyqani ynë.

Rumania është ekipi i parë që mund kombëtaren, (U20), të Suedisë në ndeshje kompeticioni dhe Rumania fiton botërorin gjithashtu këtë sezon.

Sezoni 21 (9 Nëntor 2003)

Hattrick arrin në 250.000 përodorues aktivë! Gjashtë liga (Paraguai, Ekuadori, Bolivia, Nigeria, Maroku, Ishujt Faroe) gjithashtu dhe gjashtë gjuhë (Flemish, Turqisht, Portugalisht Brazili, Rumanisht, Greqisht, Lituanisht) u shtuan dhe HT Live është opsioni i madh i ri.

Të ardhurat nga spektatorët u rritën me 25% dhe morem një format të ri për Kampionatin Botëror. Kalendari i parë i Hattrick është në shitje te dyqani dhe gjithashtu bëhet e mundur për të vënë baste për ndeshjet e Hattrick me anën e një partneri për bastet. Dominimi i Suedisë në fushë vihet në pikpytje kur Norvegjia fiton Botërorin.

Sezoni 22 (29 Shkurt 2004)

Arabia Saudite, Tunizia, Kosta Rika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Lukseburgu, Irani, Republika Domenikane dhe Qipro janë pjestarët e rinj të familjes, dhe gjuhët e reja janë Hungarisht, Letonisht, Spanjisht Argjentinase (më vonë e Amerikës Jugore) dhe Bullgarisht.

Sezoni 23 (20 Qershor 2004)

Hattrick arrin në 400.000 përdorues aktivë dhe deri në 25.000 në linjë në të njëjtën kohë. Për të ulur fenomenin e "transfertave-ditore", tarifat dhe të ardhurat u ndryshuan që t'a nxjerrin këtë aktivitet më pak të tërheqshëm. Krahasimi i transfertave dhe Indeksi Total i Aftësive (ITA) për të gjithë lojtarët, (zëvendësuan "vlerën e tregut"), janë njësitë matëse të reja për të rritur njohuritë rreth vlerës së lojtarit në treg.

Rrogat e lojtarëve u ndryshuan duke bërë aftësitë dytësore më të lira në kuptimin e rrogës, suportuesit e skuadrave janë dhe më të zgjuar, të gjitha ekipet mund të hasin kundersulme dhe numri i random është ulur në raportin sulm/mbrojtje. Vlerësimet e ekipeve u përgjysmuan dhe tani raportohen si shumë ulët, ulët, lartë dhe shumë lartë ndërmjet të gjitha niveleve.

Ligat e reja janë iralanda e Veriut, Biellorusia, Maqedonia, Kenia, Panama dhe Xhamajka, gjithashtu u shtuan gjuhët Kroacisht, Hebraisht, Rusisht, dhe Ukrainse. Hattrick Clubhouse është një shërbim premium dhe Supporter marrin zhornime dhe opsione të forumeve midis të tjerave.

Sezoni 24 (10 Tetor 2004)

Numri i përdoruesve aktivë arrin në 500.000 dhe festohet me një vizatim komik të botës të Hattrick gjë që shkakton një pakënaqësi të vogel në Brazil sepse një majmun (u zëvendësua disa ditë më vonë) ishte vendosur në atë pjesë të botës.

Lajmi i madh është që kupa ka format të ri me 32768 ekipe pjesëmarrëse në krahasim me 8192 ekipe më parë. Çmimet e biletave dhe të ardhurat nga sponsorët u rritën me 10% dhe çmimet për vendet e ligës u dyfishuan. Gjuha Çeke u fut në sistem dhe gjithashtu gjashtë liga të reja: El Salvador, Honduras, Kirkistan, Malta, Moldavia dhe Shqipëria.

Versioni jo si-majmun i vizatimeve..

Sezoni 25 (30 Janar 2005)

Për herë të parë në historinë e Hattrick, Suedia nuk është më vendi më i madh sepse Spanja dhe Hollanda dalin përpara me numër më të madh përdoruesish aktiv. Dy lloje të tjera stërvitjeje janë të mundshme; Pasime të Gjata dhe Pozicione Mbrojtëse. Gjuajtjet gjithashtu u bënë 25% më efektive. Ndryshimet në formulën e spektatorëve për të krijuar më pak lëkundje në numrin e tyre dhe gjëndja e suportuesve u bë më pak e rëndësishme.

“Lajmet e fundit” u kthye për seritë mbas 14 sezonesh, u zhduk kur Hattrick ndrroj pamjen në sezonin 11. Jordani, Andora, Gjorgjia, dhe Guatemala futen ne familje dhe Galician bëhet gjuha e 30. FC Hong Kong vendosin rekord të ri sepse ishte ekipi i parë me më shumë se 100 milion € në llogari.

Sezoni 26 (22 Maj 2005)

Numri i përdoruesve tashmë është më shumë se 600 000. Suriname, Nikuaragua, Trinidad dhe Tabago dhe Kazakistani futen në Hattrick dhe gjithashtu gjuhët Serbisht, Norvegjisht dhe gjuha Sllovene. Supporter azhornohen me statistika për rezervimet dhe forumet e zonës.

Sezoni 27 (11 Shtator 2005)

Vetëm në një sezon 100.000 përdorues të rinj u futën në Hattrick dhe tani ka më shumë se 700.000 përdorues aktivë. U fut liçenca e menaxherit, për ta bërë lojën më të kapshme që në fillim. Një tektite e re, Lojë me Fantazi, është shtuar po ashtu si mundësia për ti dhënë urdhërin sulmuesve tuaj “Drejt Krahut” bashkë me mënyrën e re të stërvitjes “Sulme nga Krahët”. Në të njëtën kohë sulmuesit do fillojnë te ndikojnë gjithnjë e më pak, dhe lojtarët e krahëve më shumë, në vlerat e sulmeve nga krahët.

U krijua Klasifikimi i Ligës dhe vizualizuesi i stadiumit ku mund të ndërtoni stadiumin tuaj si një karakteristikë e re e Supporter.

Algérie, Hayastan, Lubnan, Liechtenstein, Mongol Uls dhe Senegali, janë ligat e reja në këtë sezon, dhe gjuhët e reja janë gjuha Koreane, Japoneze dhe Sllovene. dHE së fundi, Hattrick mori wiki.

Sezoni 28 (1 Janar 2006)

Midis sezonit 27 dhe 28 të gjitha ekipet pa pronar, të cilat nuk prekeshin dhe humbnin në tavolinë derisa shkonin në divizionin e parafundit ku merreshin përsëri, u ndryshuan në ekipe bot. Hapi tjetër në këtë “reformë serie” është bërë në fund të sezonit kur sistemi i serive merr formën e një piramide (divizioni më i ulët ka më shumë seri) në vend të formës së një shisheje dhe të gjitha skuadrat e drejtuara nga bot-et u zhvendosën në fund të piramidës.

Rezultati i arritur është që skuadrat bot shkojnë më shpejt në fund në mënyrë që të zëvendësohen në vend që të ngecin në mes për shumë sezone.

Hattrick Masters është luajtur pëe herë të parë, dhe pati një fitues Francez: FC Barentin. Cartoon United, një vizatim Hattrick, u shfaq për herë të parë në sit dhe Hattrick gjithashtu filloi të sponsorizonte disa skuadra reale Hattrick. Gjithashtu u bëmë me katëe anëtarë më shumë: Bahrain, Barbados, Cabo Verde and Côte d’Ivoire.

Sezoni 29 (23 Prill 2006)

Më shumë se 800 000 përdorues aktivë luajnë Hattrick. Ne morrëm një pamja të re dhe krijuam një faqe të rregullt dhe ndihmuese në gjuhën programuese Flash. Ju filluat të paguani rrogën e lojtarëve javën e parë dhe raportet e ndeshjeve morrën më shumë variacione të ngjarjeve.

Supporter-i merr një azhornim masiv si për shëmbull sallonin e famës, kitin e dizenjuesit, një listë më të madhe të miqve dhe raportet e trainerit sa për të përmëndur disa prej tyre. Gjithashtu gjithmonë e më shumë supporter filluar të kompensoheshin për rëniet e paplanifikuara të serverit offline. Azərbaycan dhe Al Iraq hynë në botën e Hattrick dhe u bë një studim global rreth lojës dhe u morrën 200 000 kërkesa të reja – fantastike!

Sezoni 30 (13 Gusht 2006)

Kufiri i 900 000 përdoruesëve u kalua. Rezistenca filloi të binte përgjatë sezonit dhe lojtarët filluan të humbisnin aftësitë e tyre në sasi të vogla, por gjithmonë e më shpesh me kalimin e kohës. Tani është e mundur të arrish një nivel besimi mbi të mrekullueshëm dhe lojtarët mund të kenë edhe aftësi të paekzistueshme. Skuadra kombëtare fillojnë të kenë një tufë me karakteristika grafike dhe Hattrick Masters u bë një sfidë katër javore.

U lëshua një version i tretë i gjuhës Spanjolle (Amerikano Qëndrore) dhe gjuha Kyrgyz dhe katër liga të tjera bënë hyrjen e tyre: Al Kuëayt, Angola, Bangladesh dhe Crna Gora.

Sezoni 31 (3 Dhjetor 2006)

Bëri debutin e tij një opcion alternativ karriere, achievements. Sponsorizimet u rritën dhe taksat e agjentëve u ulën ashtu si edhe interesat.

Paketa e supporter-it u zgjerua me më shumë statistikai. Oman dhe Yemen janë ligat e reja dhe me shtimin e gjuhëve Bjelloruse dhe Baske tashmë ka 40 versione gjuhësh.

Sezoni 32 (25 Mars 2007)

U krijua shtesa me madhe deri tani. Akademia e të rinjve – një lojë brënda lojës ku mund të drejtoni skuadrën tuaj të të rinjve dhe të stërvitni yjet tuaj të ardhshëm. Një muaj mbas krijimit, janë rreth 500 000 skuadra të reja në Hattrick. Hattrick merr një pamje më moderne dhe përdoruesit kanë mundësinë tu apelojnë vendimeve te GM duke iu drejtuar Krye GM-ve, të cilët janë krerët e organizatës së GM-ve.

Supporter-at marrin një arkiv raportesh stërvitjeje të zgjeruar për skuadrat e tyre të të rinjve, gjithashtu edhe komentet e trainerit janë të dukshme në faqen e lojtarit. Në fund të sezonit lojtarët kanë ditëlindjet e tyre individuale, ndërkohë që përpara këtij azhornimi të gjithë lojtarët kishin të njëjtën ditëlindje në fillim të sezonit.

Sezoni 33 (15 Korrik 2007)

Hattrick festoi pervjetorin e tij të dhjetë me prezantimin e kalendarit, një mundësi ftese dhe një vizualizues të ri drejtpërsëdrejti me chat të integruar. Më vonë vendosëm edhe pikëzimin e logove dhe Supporter-at kanë më shumë opcione shenjëvendosjeje. Republic of Ghana, Mozambique, Prateh Kampuchea dhe Negara Brunei Darussalam u bashkuan në familjen e Hattrick, dhe u shtuan versionet e gjuhës Frizone dhe Luksemburgase.

Tashmë rezistenca stërvitet si një përqindje e totalit të stërvitjes, në vend që të ishte e mundur stërvitja e saj në mënyrë të veçantë si të gjitha aftësitë e tjera. Hapi i parë për të çuar ekonominë përsëri në vend është një reformë ekonomike në fillim të sezonit, e cila përmban ulje të pagave dhe të kostove të ndërtimit si edhe rritje të sponsorizimeve dhe të çmimeve të biletës. Në fund të sezonit një rritje e përgjithshme e çmimeve mund të vihet re në tregun e transferimeve, duke shënuar fundin e shumë sezoneve me rënie të çmimeve.

Sezoni 34 (4 Nën. 2007)

Në Janar kanë qënë online më shumë se 75 000 përdorues njëkohësisht. Stërvitja është bërë më e shpejtë për aftësitë në nivele të ulëta, por është ngadalësuar për nivelet e larta. Ngjashmërisht, edhe rëniet e niveleve të aftësive kanë filluar të varen jo vetëm nga mosha por edhe nga niveli i aftësisë. Po testohet një motorr i ri ndeshjesh në ndeshjet miqësore (me kontributet e lojtarit të ri dhe ku rezistenca është njësoj e rëndësishme për të tërë lojtarët) për të promovuar më shumë përdorimin e lojtarëve me shumë aftësi.

Edhe ekipi i të rinjve ka përfituar një sërë përmirësimesh; aftësi të përforcuara të lojtarëve, shpejtësi stërvitjeje e rritur, nivele fikse të formës dhe të rezistencës, dhe informacione më të mira si nga trajneri ashtu edhe nga kërkuesit.

Filluan të dilnin për herë të parë, Lajmet Hattrick dhe posta me Lajme Hattrick. U hodh në përdorim versioni i Hattrick në gjuhën Persiane dhe ligat e reja për këtë sezon janë Benin dhe Suriyah.

Sezoni 35 ( 24 Shkurt 2008)

Motorri i ri i ndeshjve tashmë është në përdorim për të tëra ndeshjet. Stërvitja fillon të bazohet mbi minutazh (më përpara ajo bazohej vetëm mbi pozicionin e fundit ku luante lojtari) dhe aftësia e goditjeve të dënimit filloi të funksiononte njësoj si aftësitë e tjera të lojtarit (më përpara të tërë lojtarët e skudrës stërviteshin në goditje dënimi, dhe kjo aftësi nuk ndikonte pagën). Parashikimet e tifozëve – pra ajo që tifozët parashikojnë që do të ndodhë përpara çdo ndeshjeje – u hodh në përdorim dhe menjëherë filloi të kishte një rol shumë të rëndësishëm në jetën e menaxherëve. Biletave të vendeve të mbuluara iu rrit çmimi, dhe në ditët e vrenjtura ose me shi filluan të shiteshin më shumë bileta të këtij tipi. Gjithashtu, skuadra që luan në shtëpi gjatë një derby filloi të ketë një avantazh të vogël të cilin nuk e kishte gjatë sezoneve të kaluara.

Ndeshja e sezonit, loja e tavolinës e Hattrick, doli në shitje dhe Global Football Monitor – sondazhi më i madh i futbollit deri më sot – morri një numër të habitshëm përgjigjesh, 440 000. U prezantua versioni i Hattrick në gjuhën Boshnjake dhe u shtuan ligat e Tanzanisë dhe Katarit.

Në fund të sezonit ju mund të testoni zëvendësime të kushtëzuara në akademinë e të rinjve.

Szoni 36 (15 Qershor 2008)

Shtypi Hattrick, gazeta jonë e krijuar nga përdoruesit, doli në qarkullim, dhe posta e brëndëshme u përmirësua me funksione të tjera. Goditjet standarte indirekte janë pjesë e miqësoreve dhe taktika sulmo nga krahët u bë më efektive mbas rregullimit të një bug. Instruksionet individuale bëjnë të mundur përjashtimin nga stërvitja të lojtarëve dhe nuk do jetë e mundur të mbani të dy sistemet rinore në të njëjtën kohë.

Uganda dhe Dhivehi Raajje ju bashkuan botës së Hattrick. Ligat u mbushën me ekipe fillestare për të stimuluar kompeticionin midis njerëzve, ekipet fillestare nuk do rrinë "vetëm" në seri. Gjithashtu hapëm një testim me 5000 përdorues të Hattrick dhe morrëm gjuhën e 45-të, Furlan.

Sezoni 37 (Tetor 5 2008)

Dizenjo e re pa dritën në Dhjetor dhe padyshim është ndryshimi më i rëndësishëm i bërë prej kohësh. Së bashku me dizenjon e re ne morëm një sërë gjërash të reja si, për shëmbull, një forum komplet të ri dhe fytyra lojtarësh të reja.Supporter-ave gjithashtu ju dha një kit dizenjues i ri fantastik dhe, gjithashtu mundësia të zgjedhin një avatarin për menaxherin.

Dizenjo e re ishte një ndryshim aq shumë i madh sa për pak nuk ju bëri te harroni ato që ndodhnin përpara se të lëshohej. Por dhe shtimi i rradha e miqësoreve nuk duhet harruar, po ashtu edhe mundësia e anëtarëve në divizionet e ulta për të ftuar një mik në ligën e tyre.

Ne gjithashtu morëm një kërkim për transferimet ku ju mund të kërkoni të gjitha transfertat njëherësh, e ku nuk do ju duhej të kërkoni më zonë për zonë. Goditjet standarte indirekte u shtuan në motorin e lojës dhe, në fushë beltix ishte i pari që fitoi Hattrick Masters për së dyti.

Sezoni 38 (25 Janar 2009)

Këtë sezon ne futem në lojë zëvendësimet e kushtëzuara pas një periudhe prove relativisht të gjatë në ekipet rinore dhe në miqësore. Gjithashtu na u shtua një taktikë e re për ndeshjet: Goditje nga distanca.

Tek transfertat ne bëmë një ndërhyrje duke vendosur një rregull për të balancuar përodrimin ekstrem të trading, ju nuk mund të vini në shitje një lojtar më shumë herë sesa numri i ndeshjeve që ai ka luajtur për ekipin tuaj. Po ashtu, në të njëjtën kohë, vendosëm kufizimin e 50 lojtarëve për ekip.

Paketa jonë e supporterit gjithashtu mori një azhornim me faqen paravështrimit të ndeshjes, mbase opcioni me i madh i ri. Të tjera gjëra të perfshira në këtë azhornim ishin kërkimi i profileve tek transfertat, krijimi i lidhjeve të shkurtëra personale dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme: Asnjë banner i zakonshëm për Supporter-at.

Oh, dhe mos të harrojmë Balls. Më 1 Prill, Balls, assistenti i Hattrick, hyri në lojë dhe deklaronte se ai ishte aty për të ndihmuar. Balls ishte shakaja jonë e parë zyrtare për 1 Prillin, dhe shumë e pëlqyer.

Sezoni 39 (17 Maj 2009)

Efekti i vetëbesimit është zvogëluar gjë që e bën më të lehtë për mbrojtësit dhe portierin për të ndaluar sulmuet. Gjithashtu vlerësimet e ndeshjes u përmirësuan sepse efekti i vetëbesimit, konfuzionit dhe tërheqës në fushën tende (kur je ne avantazh) u bënë të dukshme.

HT-Live u përmirësua goxha dhe, me shtimin e Re-Live, tani jeni në gjendje të përfitoni eksperiencën e drejtpërsëdrejtit edhe kur nuk mund të jesh në linjë në orarin e ndeshjes. Dy gjyhë të reja, gjithashtu, janë shtuar, Vietnamishtja dhe Maqedonishtja. Shitmi i kësaj të fundit, solli mbartjen përbrënda Hattrick të çështjes, së jetës së përditshme, midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi emërtimin dhe, ndoqën disa javë me diskutime të urryera në forumet e këtyre shteteve

Sezoni 40 (7 Shtator 2009)

Sezoni 40 ishte një sezon mjaft të qetë, pa ndryshime në vetë lojën. Por Hattrick merr atë që kishte pritur aq gjatë për aplikimet në Facebook, dhe gjithashtu një faqe të re për tifozët në Facebook. Arritjet marrin një azhornim së bashku me një listë të të gjitha arritjve në dispozicion. Gjithashtu menaxherët mund të listojnë ekipet e tyre të preferuar.

Sezoni 41 (28 Dhjetor 2009)

Para fillimit të këtij sezoni të gjitha ekipet bot-e duke filluar nga niveli i gjashtë dhe më poshtë u ulën në ligat më të ulëta në fund të sezonit, dhe ekipet me menaxherët aktive morën vendet e tyre për të shtyrë pak konkurrencën. Shpërndarja e shanseve themelore në motor të lojës është ndryshuar, duke bërë disa shanse të veçanta për çdo ekip, për të përmirësuar bilancin dhe për të zvogëluar variancën e madhe në lojë. Kjo mundësoi edhe një trajtimi më të mirë të taktikave të kundërsulmit dhe presingut.

Maltez, versioni jonë i 50-të i gjuhës është lëshuar, dhe kështu edhe faqja e sistemit tonë të informacionit që të përmirësojë mundësitë tona të komunikimit. HFA përshëndeti një brez të tërë të ri të gazetarëve të ndeshjeve me një zakon për të qenë në kohë në stadiume, dhe në fund të sezonit forma e re e udhëzimeve është testuar në ekipet e të rinjve, dhe më vonë në ndeshjet miqësore dhe të ekipit të parë.

Sezoni 42 (19 Prill 2010)

Për herë të parë ne kemi një motor ndeshjeje që nuk është i bazuar në sistemin 4-4-2, motori i ri mund të trajtojë të gjitha formacionet pa patur nevojë të rivendosi lojtarë duke e bërë atë më të kuptueshëm për t'u përdorur. Një nga të mirat e tjera të motorit të ri ishte se mesfushorët qëndrorë janë bërë më pak të fuqishëm se më parë.

Faqja e financave mori një azhornim dhe është bënë më e hollësishme, dhe gjithashtu përfshihin përmbledhje sezonale. Përkrahësit e lojës gjithashtu mund të përdorin grafikët financiarë, për një pasqyrë më të mirë. Hattrick gjithashtu filloi një partneritet me gazetën sportive italiane Gazzetta dello sport.

Sezoni 43 (9 Gusht 2010)

Gjatë këtij sezoni Hattrick bëhet adoleshent, një moment historik me të vërtetë mahnitëse. Lajmi më i mëdh për këtë sezon është e trajnimit i shpejtë, shumë nivele aftësie, shumë më shpejtë - por edhe më e ngadalshme në nivele të larta. Në të njëjtën kohë rënia e aftësive është bërë edhe më shumë në varësi të aftësive dhe më pak në varësi të moshës. Ka edhe disa ndryshime në staf; asistentë e portierave janë bashkuar me trajnerë asistentët, ekonomistët janë larguar dhe ju mund të keni vetëm 30 anëtarë të stafit në total (dhe max 10 të çdo lloji).

Motorit të ndeshjes i është dhënë një simulim më i mirë te nervozizmi dhe nënvlerësimi, dhe ngjarjet e veçanta kanë shpërndarje lineare sipas posedim të topit. Mjekët e Klubeve janë lehtësuar kur dëgjuan se gjetjet e reja shëndetësore i japin fund lëndimeve të gjatë; kur një lojtar dëmtohet, tani +4 është lëndimi më i gjatë që do të ekzistojë.

Sikur kjo nuk ishte e mjaftueshme ne gjithashtu përmirësuam ndeshjet e ligës, në sajë të një anëtari të komunitetit (jimrtex). Dhe duke folur për komunitetitin; është lëshuar një mjet i kërkimi në forum dhe devs-at gjithashtu kanë hapur blogun e tyre për të ndarë jetën e tyre të përditshme.

Sezoni 44 (29 Nën 2010)

Pas shumë vitesh, më në fund Hattrick merr versionin e saj të gjatë të pritur gjuhës arabe. Paketa e Mbështetësve merr azhornime live me tabelat e ndeshjeve brënda/jashtë, si butonat dhe komentet e njoftimeve për shtyp, dhe fotot e ekipit. Dhe komentet para-ndeshjeve janë të hapur për të gjithë, dhe është gjithashtu e mundur të rezervoni një miqësore nëpërmjet Facebook-ut.

Në lojë stërvitja e përgjithshme (forma) është hequr.

Sezoni 45 (21 Mars 2011)

Shumë gjëra kanë ndodhur në Hattrick këtë sezon. Ndoshta ndryshimi më i madh në Hattrick është futja e Zyra Ime, faqja e re për fillimin e të gjithë menaxherëve. Përveç kësaj ka tre lëshime të mëdha: Hattrick United (portali jonë i blog-eve), Ingranazhet e Hattrick (Ingranazhet gati për t'u përdorur në pothuajse çdo faqe/blog) dhe Hattrick Open (ku ju mund të luani turne Hattrick kundër miqve tuaj sa herë që ju dëshironi).

Hattrick Supporter feston ditëlindjen e saj të 10 me ​​përshtatshmërinë e avatareve të menaxherëve, njoftimeve për shtyp, sfonde të reja dhe tabela transferimi të përmirësuara.

Kameruni, Uzbekistani, Kuba dhe Palestina janë anëtarë të rinj të familjes Hattrick, dhe versioni i gjuhës Islandeze është lëshuar.

Sezoni 46 (11 Korrik 2011)

Formulari i dhënies së urdhërave në ndeshje është përmirësuar me një parashikues vlerësimi dhe pozicionimin ideal të një lojtari. Fillestarët mund të fillojnë ti kërkojnë trajnerit të tyre një sugjerim formacioni. Shkëmbimi i pozicioneve të dy lojtarëve në fushë është bërë i mundur.

Të gjithë përdoruesit kanë të drejtë për të marrë raportin bazë të trajnimit. Mbështetësit marrë një raport të përmirësuar trajnimi, duke përfshirë rezistencën dhe ndryshimin në formë, së bashku me grafikët në mbushjen e stadiumit dhe zhvillimet e tifozëve të klubit. Eshtë gjithashtu edhe mundësia për të paraqitur urdhërat e ndeshjes me aplikimet CHPP.

Sezoni 47 (31 Tetor 2011)

Besnikëria e lojtarëve që kanë qëndruar më gjatë në ekipin tuaj do ti bëjë ato të performojnë më mirë. Hattrick Gears, paraqiti mundësinë e ndryshimit të paraqitjes se lojtarëve me një pagesë të vetme. Gjithashtu shtuam dhe statistikat në faqen e Hattrick i cili quhet një version i ngjashëm me Alltid.org. Shtypi Hattrick ka tashmë blogun e vet në Hattrick United dhe në të njëjtën kohë dhe federatat kanë mundësi për të krijuar blogun e tyre.

Ne jemi shumë të kënaqur që jemi votuar si Loja Simulative Me E Pelqyer e vitit 2011!

Sezoni 48 (20 Shkurt 2012)

Ju mund të ftoni më shumë miq në serinë tuaj nëse ju luani në dy seritë e fundit. Nëpërmjet Turneve Hattrick ju keni mundësinë të luani kundër kujdo pa rrezikuar ndonje dëmtim apo kartona që mund të cënojnë vijueshmërinë tuaj në seri dhe kupë.

Një hap i madh në historinë tonë ishte kur Hattrck ju bashkua Zattika, një publikues lojërash i fokusuar në lojëra sociale dhe telefonike.

Uniformat e ndeshjes tashmë tregohen në ndërfaqen e urdhërave të ndeshjes dhe lojtarët që kanë luajtur një ndeshje që nga stërvitja e fundit janë të shënjuar. Si të mos mjaftonte, ne lëshuam zyrtarisht Hattrick në iPhone nëpërmjet app dhe u bë e mundur hyrja në Hattrick nëpërmjet Facebook.

Sezoni 49 (11 Qershor 2012)

Qëndra jonë e re e rekrutimit bën më të thjeshtë të ftoni miqtë tuaj në Hattrick. Së bashku me Shtypin Hattrick ne organizuam Konkursin e të shkruarit ku ju mund të shkruanit artikuj rreth karierës në Hattrick. Një Liçensë e re Menaxheri zëvendësoj atë të vjetrën si pjesë e përmirsimit të eksperiencës së përdoruesve.

Hattrick e pa dritën e diellit 15 vite më parë, dhe tashmë ne festojmë me vlerësimet e reja të cilat ju japin juve një infromacion më të plotë rreth ndeshjesFaqja e përvjetorit ku ne ndajmë disa fakte interesante rreth 15 viteve tona.

Përdoruesit tonë me smartphone mund të shijojnë tashmë Hattrick nëpërmjet aplikacionit zyrtar Android i cili ka të njëjtët funksionalitete si aplikimi i iPhone.

Sezoni 50 (1 Tetor 2012)

Grafikët e vlersimeve i japin më shumë vlerë vlersimeve të detajuara të ndeshjeve. Ndeshjet e vetme ju japin juve mundësinë të sfidoni çdo skuadër duke ju dhënë mundësinë që të luani më shumë ndeshje jashtë programit të përcaktuar.

Paketa jonë Supporter po jep gjithnjë e më shumë karakteristika dhe midis të tjerave Transferta me Perspektive, Temave të Klubit dhe Editori i Logos së Klubit. Gjithashtu disa karakteristika të vjetra të Supporter janë vendosur në dispozicion për të gjithë.

Auto-oferta i jep mundësinë menaxherëve që të qëndrojnë në ankandin e lojtarit edhe përgjat orareve të zëna për të blerë lojtarin që ato kërkojnë me doemos. Nëpërmjet Ofertave të Murit ne tashmë japim mundësinë për të fituar pikë për Supporter dhe Kredite pa patur nevojë për të shpenzuar para.

Sezoni 51 (21 Janar 2013)

Duke patur mundësinë për të shpërndarë rezultatet e ndeshjeve në rrjetet sociale për miqtë tuaj, ju mund ti tregoni atyre rreth fitoreve historike si dhe humbjet e padrejta.

Supporter Hattrick nuk është më një produkt i vetëm, por tashmë është në tre varjante: Platini, Ari dhe Argjendi. Çmimet të veçata për sejcilin shtet, i japin mundësi përdoruesve në çdo shtet për të blerë Supporter me çmime më të lira se më parë.

Shumë njerëz dyshuan që ne mund të bënim një shaka fantastike për ditën e 1 Prillit. Prezantimi i gjyqtarëve të ndeshjes u pa si një përpjekje e mrekullueshme. Ju mund të fitoni pikë shpërblimi duke ftuar shokët tuaj të luajnë Hattrick.

Sezoni 52 (13 Maj 2013)

Shkallët janë një alternative konkurrimi me një ritëm më të shpejtë për ato të cilët duan më shumë aksion, dëshirojnë sfidat ose thjesht për të luajtur në një kompeticion me më shumë argëtim. Gjuha e Azerbaxhanit u bë gjuha e 54-t zyrtare e Hattrick. Një llogari për statusin e faqes u hap si një përpjekje për ta bërë Hattrick më tepër familjar.

Për disa probleme financiare Zettika e shiti Hattrick sërisht tek pronarët e vjeter. Si për ngushëllim të shumë njerëzve, Hattrick heci me tej, por fatkeqsisht na u desh të përshëndesnim disa prej kolegeve tonë të mirënjohur dhe të rrespektuar HT-Klas dhe HT-Tjecken.

Sezoni 53 (2 Shtator 2013)

Pas disa vitesh Hattrick më në fund i jep lamtumirën rregullit të Golit të Artë ashtu sic u kërkua nga komuniteti në votimin e përvjetorit. Falë të njëjtit votim ju mund të shikoni, editoni apo të fshini rrjeshtimet e juaja të preferuara.

Ekipet rinore nuk do të kenë më një javë pushim përgjat pushimit të sezonit të ekipeve të para.

Sezoni 54 (23 Dhjetor 2013)

Një opsion i ri për stërvitjen i vjen në ndihmë Suporterave që të parashikojnë se dhe sa stërvitje u duhet lojtarëve përpara se ato të arrijnë nivelin e kërkuar të aftësisë.

Falë një suporti më të mirë të aplikacioneve CHPP, palët tona të treta tashmë janë në gjendje të krijojnë aplikime të reja, më të mira dhe më interesante të cilat më parë ishin të pamundura.

Për herë të parë pjesë e forumeve Hattrick mund të lexohen dhe nga vizitorë të cilët nuk luajnë Hattrick. Ne prezantuam Shkallët për federatat. Më tej u bë e mundur për Supporters që të shikojnë zhvillimin e vlersimeve përgjat ndeshjes direkte.

Në mbyllje këtë sezon, Fair Play Financiar u prezantua për të bërë të mundur një pjesmarrje më të gjërë brenda sistemit ndërkombëtar të gjuhëve hattrick.

Sezoni 55 (14 Prill 2014)

Këtë sezon sistemi i stafit që shumëpritej më në fund pa rrezen e dritës, dukë bërë punsimin e tyre nga përdoruesit më interesant dhe kuptimplotë.

Ne shikojmë një riorganizim të sistemit të promovimeve në seritë e ulta me më shumë ndeshje kualifikuese si rrjedhojë, duke krijuar më shumë ndeshje për një kohë më të gjatë përgjat sezonit. Gjithashtu dhe cmimet në para janë shtuar.

U bë e pamundur luajtja në më shumë se një turne në të njëjtën kohë. Ju tashmë mund të shikoni historinë e dëmtimeve të lojtarëve sa hap e mbyll sytë. Me Rrjetin e Menaxherëve të gjithë përdoruesit Hattrick mund të gjurmojnë skuadra dhe menaxherë për të cilët ato interesohen.

Me riemertimin e lojtarëve dhe evente ekstra në ndeshje ne shtuam shportën e produkteve. Sikur të mos mjaftonte ne shtuam dhe ndeshjet miqësore jashtë sezonit, duke bërë të mundur kështu që të kemi çdo fundjave një ndeshje Hattrick.

Diamond është një lloj Supporteri i ri që lejon të përdorësh të gjitha produktet e Gears pa paguar kredite. Përmban edhe një funksion Replay që të lejon të vërtetosh se çfarë do kishte ndodhur nëse ndeshja do ishte luajtur edhe 10 herë të tjera.

Sezoni 56 (4 Gusht 2014)

Ne e ndryshuam komplet sistemin e Kupës duke lejuar që më shumë ekipe të shijojnë një rrugë sa më të gjatë. Përveç kësaj kemi shtuar edhe një Kupë Kategorie për kategoritë më të ulëta. Njëkohësisht do të ketë shpërblime më te larta për turnet e para të Kupës.

Me hyrjen e Anglishtes Amerikane, në Hattrick futet gjuha e 55-ë.

Sezoni 57 (24 Nëntor 2014)

Jemi shumë të kënaqur për krijimin e faqes së re web kur futesh nga celulari dhe për përmirësimin e app-ëve të reja për iPhone dhe Android. Mendojmë që këto rinovime do të përmirësojne shumë eksperiencën e lojtarëve që përdorin shpesh internetin nga telefoni apo tablet.

Ata që janë Supporter kanë mundësinë të organizojnë listën e tyre Network. Turnetë e hapura i japin mundësine përdoruesve të bashkohen më çdo turne që është i disponueshëm pa patur nevojën që të presin për një ftesë.

Sezoni 58 (16 Mars 2015)

Vetëbesimi duke filluar nga sot do ketë një sjellje më të parashikueshme dhe rënie shumë të mëdha do bëhen më të rralla. Janë hequr penalizimet e stërvitjes për ndeshjet e humbura në rastet kur nuk paraqitet ekipi, duke bërë që lojtarët të cilët kanë luajtur një ndeshje tjeter atë javë mos të kenë më penalizime për stervitjen. Edhe gjuajtja e penalltive kur ndeshja mbaron në barazim ka ndyshuar. Tani do të zgjasë vetëm pak minuta dhe jo më si më parë kur shkonte mbi 20 minuta.

Ata që janë Supporter do kenë mundësinë të kthejnë lojtarët që janë në Këndin e Famës në skaut, tranjer i të rinjëve ose në çfarëdo lloj tip stafi që kanë në klubin e tyre. Duke marrë parasysh kërkesat e shumë vetave, tani app për celular do të kenë një kënd të ri për aspektin social të lojës, ku ju mund të shfletoni, lexoni dhe natyrisht të shkruani në forumet dhe postën tuaj në Hattrick.

Gjatë këtyre viteve kemi parë shumë iniciativa të përdoruesëve tonë për të ndihmuar përdoruesat e rinj që të kuptojnë sa më mire se si luhet Hattrick. Pikërisht për këtë kemi krijuar një sistem për të lehtësuar punën e mësuesve në drejtimin e të rinjve drejt hapave të duara për të kuptuar si zhvillohet ekipi dhe për ti apasionuar sa më shume me lojën.

Një turne eskluziv për të gjithë Supporterat do të luhet çdo fund kampionati. Do të ketë një ritëm më intensiv se sa kupat e zakonshme dhe do jetë ndërkombëtarë. Gjatë zhvillimit, për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë plot surpriza të këndshme.

Sezoni 59 (6 Korrik 2015)

Do të bëhet më i lehtë analizimi i ndeshjeve sepse, ne fund të ndeshjes, do të tregojmë statistikat me gjithë aksionet që ndodhur gjatë saj. Gjithashtu është krijuar dhe një simulator për formacionin që nuk do jetë i lidhur me ndonjë ndeshje, por do jetë një menyrë për të luajtur pak dhe për të kuptuar me mirë potencialin e ekipit.

Me rast të 18 vjetorit tonë, kemi futur disa statistika të reja. Një mbi rrogat e lojtarëve dhe një tjetër ku llogaritet numri i golave për çdo lojtar, jo për vetëm sa i takon karrierës së tij por edhe numri i golave me ekipin aktual. Gjithashtu do jetë i mundur edhe krijimi i turneve me 32 dhe 64 pjesëmarrës.

Jemi shumë krenar për faktin që Gjuha Indoneziane u bashkua me familjen e gjuhëve të Hattrick. Në app e fundit për celular është futur edhe një sistem chat-i. Tani mund të bisedoni me përdoruesit e serisë tuaj, me kundërshtarët e ndeshjes së ardhshme apo me anëtarët e një federate, nartyrisht nëse jeni edhe ju pjesë e asaj federate.

Sezoni 60 (26 Tetor 2015)

Në ketë sezon, sistemi i stafit azhornohet dhe nga ky moment pjestarët e stafit do të kenë kontrata. Mund të punësoni një asistent taktik kurse zëdhënesi hiqet si rol.

Më së fundi braktisëm orën e HT dhe tani mund të zgjidhni orën tuaj dhe mund të ndiqni ndeshjet në orën e programuar pa pasur nevojë të llogaritni sa orë para apo mbrapa jeni me Europën Qëndrore.

Sezoni 61 (15 Shkurt 2016)

Tani tregojmë nivelet mbi Hyjnor. Sistemi i mentorit është përmirësuar duke e bërë më thjeshtë për të dyja palët.

Sezoni 62 (6 Qershor 2016)

Me implementimin e Live Viewer, eksperienca e ndjekjes live të ndeshjeve në Hattrick është bërë më emocionuese. Përveç kësaj, gjatë ndeshjeve japim edhe statistika të azhornuara. Arbitri mund të caktojë kohë shtese dhe kemi shtuar një chat, me anë të cilit mund të flisni me kundërshtarin dhe me menagerët e tjerë të serisë, pa i hequr sytë nga ndeshja.

Me opcionin Analiza e Ekipit, mund të analizoni pa humbur kohë ndeshjet e kaluara të kundërshtarit tuaj.

Sezoni 63 (26 Shtator 2016)

Analiza e Ekipit përmirësohet dhe tani mund të analizoni edhe ekipin tuaj; Nëse jeni supporter edhe lojtarët tuaj. Përsëritja e Ndeshjes është e përdorshme edhe nga ata që nuk janë Supporter duke përdorur Kredite.

Notifikimet në Browser janë të dobishme për ata që po bëjnë diçka tjetër, por gjithsesi nuk duan të humbasin asgjë nga ajo që po ndodh gjatë ndeshjes. Faqet e ligave Kombëtare janë përmirësuar, duke treguar disa statistika interesante dhe duke shfaqur tani kampionët në fuqi të kampionatit dhe të Kupës.

Janë lëshuar shumë përmirësime për Ekipet Rnmore, si përshembull shfaqja e rrezultatit të stërvitjes direkt mbas ndeshjes dhe skautat që nuk do të prezantojnë më lojtarë 17-vjeçarë. Nuk keni një Akademi Rinore? Atëherë nuk do të merrni më lojtarë 19 vjeçarë nga rrjeta e skautave.

Sezoni 64 (16 Janar 2017)

Hattrick International ju jep mundësinë të konkuroni me menaxherë nga e gjithë bota. Për më shumë, duke qenë se është një ligë krejt e re, do të jetë interesante të vëmë re se kush do të jenë kampionët e parë për 6 sezonet fillestare.

Dëmtimet tani kanë më shumë detaje, pasi mund të ndodhin në pjesë të veçanta të trupit. Përllogaritjet e kohës së dëmtimit janë më të sakta. Ndeshjet e vetme mund të analizohen dhe mund të shtohen disa përmirësime të tjera në Analizën e Skuadrës.

Votat e Suporterave tanë Platin dhe Diamant rezultuan në krijimin e një kujtese që vjen kur një lojtar i skuadrës rinore është gati për t'u promovuar në skuadrën e të rriturve.

Sezoni 65 (8 Maj 2017)

Kemi përmirësuar sistemin e chat-it, i cili tani mund të gjëndet më lehtësisht dhe të merrni pjesë në diskutime gjatë ditëve midis ndeshjeve.

Kemi lëshuar një faqe të re për urdhërat e ndeshjeve, por nuk ndryshon vetëm imazhi i saj. Do ketë plot funksione të reja si 7 zëvendësues në stol dhe opsione të tjera që do tju ndihmojnë të vendosni në fushë formacionin më të mirë.

 
 
Vlerësoni këtë faqe
Server 096