Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët: Aftësitë

Çdo lojtar ka 8 aftësi të përgjithshme, ndërkohë që ka dhe disa faktorë të tjerë që influencojnë paraqitjen e tyre në situata të ndryshme. Le të përmendim aftësitë e ndryshme në fillim:
Rezistenca: Vendos se sa nga aftësitë e lojtarit për të luajtur, humbasin gjatë zhvillimit të ndeshjes. Pak a shumë si të thuash lodhja e lojtarit.
Organizimi: Aftësia për të kontrolluar topin dhe për të krijuar mundësi për shënim.
Shënim: Topi supozohet që të përfundoj në rrjetë.
Në krah: Aftësia për të krijuar mundësi për shënim duke depërtuar nga krahët.
Pritje topash: Topi nuk duhet të përfundoj në rrjetën tuaj.
Pasim: Lojtarët që dinë sesi të japin pasimin deçiziv ndihmojnë shumë sulmin e skuadrës.
Mbrojtje: Aftësia për të ndaluar sulmin e kundërshtarit.
Goditje standarte: Rrjedhoja nga penalltitë dhe goditjet e dënimit tuaja varet nga sa i aftë është lojtari që i merr përsipër.

Sa i mirë është lojtari tuaj?

Në jetën reale ju thoni se një lojtar është “i mirë në krah” ose “vërtet një mbrojtës i mirë”, kur e shikoni duke luajtur. Në Hattrick, ne bëjmë të njëjtën gjë për përshkruar sa të mirë janë lojtar. Ne përdorim emërtime (dhe jo vetëm për lojtarët), dhe për aftësitë e lojtarëve shkallëzimi fillon nga Zero me Xhufkë deri te Hyjnor. Ju mund të shikoni përshkrimet e plota të shkallëzimit tonë te shtojca.

Lojtarë të ndryshëm kërkojnë aftësi të ndryshme

Nuk është e nevojshme që lojtarët të jenë të mirë në të gjitha aftësitë, por rezistenca është e rëndësishme për të gjithë.  Disa herë është e mjaftueshme që një lojtar të jetë i mirë vetëm me një aftësi (përveç rezistencës), por do përfitoni më shumë nga lojtari juaj po të jetë i mirë në disa aftësi.  Se cilat janë aftësitë nga të cilat lojtari përfiton (përveç rezistencës), varet nga pozicioni ku luan lojtari:

Portierët:

Kuptohet që Pritje topash është aftësia e nevojshme për portierët dhe vetëm portierët. Atyre gjithashtu u hynë në punë kur janë mbrojtësa të mirë, ndërsa goditjet standarte e përdorin për tu mbrojtur ndaj goditjeve të lira dhe penalltive.

Qendërmbrojtësat:

Mbrojtësat natyrisht që duhet të kenë sa më shumë mbrojtje. Oraganizimi është i dobishëm gjithashtu dhe, aftësia e tyre në pasim bën dallimin kur kundër-sulmoni.

Mbrojtësat e krahut:

Mbrojtja është më e rëndësishmja por ata përfitojnë kur dinë të luajnë dhe në krah. Ata kontribuojnë pak me aftësine e organizimit dhe pasimi ndihmonë kur kundër-sulmon.

Qendërmesfushorët:

Të keshë mesfushorë që dinë të kontrollojnë topin në qendër është një përbërës kyç i shumë ekipeve të suksesshëm. Ata gjithashtu përdorin pasimin dhe aftësinë mbrojtëse shumë herë, kurse shënimi influencon disi më pak.

Mesfushor Krahu:

Natyrisht që përfitojnë kur dinë të luajnë në krah por dhe organizimi është i rëndësishëm. Më tej, ata vën në përdorim pasimin dhe mbrojtjen gjithashtu.

Sulmuesit:

Objektivi kryesor i tyre është të shënojnë, rrjedhimisht shënimi është aftësia kryesore e tyre. Pasimi është i rëndësishëm, si gjithashtu edhe aftësitë në krah dhe organizimi.

Ndryshimet në aftësitë

Aftësitë ndryshojnë ngadal me kalimin e kohës. Të gjitha aftësitë mund të përmirësohen me anën e stërvitjes por kur lojtarët rriten ata fillojnë të humbasin pak nga aftësitë e tyre. Çdo gjë rreth ndryshimeve në aftësitë është shpjeguar tek kapitulli e stërvitjes.
 
Server 070