Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Transferimet 

Transferimet

Lista e Merkatos është vendi ku ju blini lojtarë dhe shisni ata që nuk doni të mbani. Ekipi juaj mund të ketë maksimalisht 50 lojtarë. Faqa e ofertave ju jep një paraqitje të lojtarëve që po blini ose që po shisni. Gjithashtu tregon shitjet e lojtarëve tuaj të mëparshëm, nga të cilët ju do merrni përsëri para.

Të shesësh një lojtar

Për të shitur një lojtar, e vendosni atë te lista e Merkatos, gjë që bëhet nga faqja e atij lojtari. Ju zgjidhni se sa para kërkoni nga ai dhe e vendosni në listën e Merkatos. Për të patur një ide më të qartë për vlerën e lojtarit, ju mund të përdorni opsionin e Krahasimit të transfertave, dhe ne do ju sugjerojmë një listë me çmimet reale. Gjithsesi, lojtari duhet të ketë luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj që të ketë të drejtën të shitet, dhe ju nuk mund ta nxirrni në shitje një lojtar më shumë herë sesa numri i ndeshjeve që ka luajtur me ju. Ky rregull nuk aplikohet te lojtarët e të rinjve që sapo thirren nga ekipi i të rinjve ose te lojtarët që ishin në ekipin tuaj që në fillim. Lojtari do qëndrojë në treg për 3 ditë dhe me vonë do shkojë te klubi që ofron më shumë para, duke supozuar që dikush ofron për ta blerë. Lojtar i shitur kalon në klubin e tij të ri, pas përfundimit të afatit, përveç se nëse një nga klubet e përfshira në treg është duke luajtur një ndeshje në atë kohë, në të cilin rast ai do të mbërrijë sa të përfundojë ndeshja. Nëse një blerës nuk është gjetur ai do të qëndrojë në klubin tuaj.Nëse e vendosni gabimisht një lojtar në shitje, ju mund ta shfuqizoni shitjen. Kjo është e mundur vetëm në 10 minutat e para pas vendosjes në treg, për sa kohë që nuk ka çmim të vendosur nga ndonjë skuadër. Taksa për vendosje në treg nuk do të kthehet. Jashtë kësaj dritareje, ju gjithmonë keni mundësinë ta blini përsëri vetë!

Të blesh një lojtar

Për të blerë një lojtar ju shkoni te linku "Kërkim Transferimesh" që ndodhet te "Bota", ose te ikona e listës së Merkatose lart në anën e djathtë. Ju kërkoni për çfarë lloj lojtari doni dhe për të vendosur një ofertë ju futeni tek faqja personale e lojtarit duke klikuar emrin e tij. Ju duhet të rrisni ofertën me 1 000 US$ ose 2%, cilado të jetë më e madhja. Nëse nuk ka ofertë akutalisht ju mund të ofroni shumën e kërkuar nga shitësi, përderisa kjo të jetë e barabartë me ose më e madhe se 1 000 US$. Vini re se shuma e blejres dhe rroga javore e lojtarit (ju paguani rrogën javore menjeherë mbas blerjes) nuk mund t'ju fusë në borxh më shumë se 200 000 US$.

Ju mund të vendosni oferta deri në momentin e fundit të afatit të shitjes. Nëse dikush vendos një ofertë më pak se 3 minuta nga përfundimi i shitjes, afati do zgjatet me një 3 minutësh tjetër mbi kohën ku oferta u vendos.

Një ndihmë të madhe kur bleni lojtar është informacioni rredh aftësive dhe personalitet të tij, etj. Gjithashtu mund të përdorni "Krahaso Transferimin" për të parë sesa janë shitur lojtarët me aftësi të ngjashme.

Autooferta

Autooferta punon në të njëjtën mënyrë siç funksionon një ofertë normale. Nëse ju vendosni një ofertë maksimale sistemi automatikisht do të bëjë ofertën për ju, kur është e nevojshme, gjithmonë duke ngritur ofertën me vlerë më të ulët të mundshme (minimalisht 2% të vlerës).

Ju mund të ndryshoni (si të rrisni dhe zvogëloni) ofertën maksimale tuaj në çdo kohë, por ju natyrisht nuk mund të hiqni ofertën tuaj (më të lartë) të tanishme. Oferta maksimale juaj është në dukje vetëm për veten, menaxherët e tjerë mund të shikojnë vetëm ofertën e tanishme.

Ju mund të kenë një ofertë aktive maksimale në një kohë. Nëse oferta juaj maksimale ka arritur maksimumin e saj, ajo nuk llogaritet si një autoofertë më dhe ju mund të vendosni një tjetër ofertë maksimale në qoftë se ju dëshironi.

Për disa raste të veçanta (si kur dy ekipet të bëjë autoofertë të njëjtë ose kur dy autoofertues ofertojnë kundër njëri-tjetrit), ne e kemi ndërtuar në një logjikë, këtu janë disa shembuj për t'ju ndihmuar të shpjeguar këtë logjikë.

Agjenti, ekipi zbulues dhe kamata e Transferimit

Të nxjerrësh një lojtar në shitje kushton 1 000 US$. Mbasi mbyllet shitja, agjenti i lojtarit, ekipit zbulues dhe ekipi i fundit do marrin një pjesë të parave nga çmimi total. Në faqen e lojtarit ju mund të shikoni sa para do mbani nëse shisni lojtarin. Këto janë elementaret:

Sa shumë merr agjenti varet nga koha që lojtari ka qënë në klubin tuaj.

Ekipi zbulues gjithmon merr 2% të çmimit të shitjes. Kur ju jeni ekipi mëmë do merrni 2% gjithmonë sa herë të shitet lojtari.

Ekipi i fundit merr gjithmonë 3% nga shuma e shitjes. Kur ju do jeni ekipi i fundit që kishte lojtarin, shuma do varet nga numri i ndeshjeve që lojtari ka luajtur për ju.

Shikoni këto tabela për më shumë informacion.

Kur shisni lojtar rinor ju nuk konsideroheni klubi i fundit. Por herën e dytë që shitet ky lojtar ju do konsideroheni si i tillë, duke supozuar që lojtari ka luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj të parë.

Të ardhurat nga transferimi shkojnë në rezervat e Bordit

Për disa lojtar lojtar të shitur, Bordi mund të vendosë të transferojë një pjesë të parave tk rezervat e Bordit për përdorim të mëvonshëm nga klubi.

Kjo ndodh vetëm kur shitet një lojtar i veçantë dhe për shumicën e drejtuesve do të jetë një dukuri shumë e rrallë.

Kur ta vendosni një lojtar në treg, ju do të paralajmëroheni nga drejtuesit për vendosjen në treg, dhe gjithashtu se sa nga përqindja e tregut do të përfundojë në mënjanësimet e drejtuesve.

Bordi mund ta bëjë këtë kur ata mendojnë se një lojtar ka dalë në treg për arsye spekulative, ose si një mënyrë për të ruajtur vlerën monetare. Bordi do të arsyetoj se skuadra nuk ka nevojë të zëvendësojë lojtarin për arsye konkurruse. (Historikisht, lojtarë të tillë janë quajtur "Shufra ari" nga komuniteti, për aftësinë e tyre për të mbajtur vlerën me kalimin e kohës).

Currently, Boards will only consider retaining money for Goalkeepers (at least solid Goalkeeping skill) or potential future coaches (at least solid leadership plus at least inadequate experience).

Përqindja e shitjes që Bordi dërgon tek Rezervat varet nga numri i ndeshjeve që lojtari ka luajtur së fundmi për ekipin tuaj.

Rregulli i përgjithshëm është që për fillestarët e rregullt, të gjitha paratë mbeten si para të gatshme (dmth para cash, në dorë) - asnjë shumë monetare nuk shkon në Rezerva. Të jesh i rregullt do të thotë të luash të paktën 60 minuta një herë në javë.

Absence due to injury is ignored, but if healthy players are sidelined more money will be earmarked for Board Reserves.

Example: A player that fits the “Gold Bar” criteria has been starting league matches all season. When the manager considers selling the player, the Board stands back- All proceeds (after agent fees) would be available for the coach as cash. However, the transfer listing does not happen and the player is instead put on the bench. After two weeks, 12 % of transfer proceeds will now be earmarked for Board Reserves. After four weeks on the bench, the number is up to 24 %. The manager instead decides to start the player again. After six weeks back on the team, playing league or Cup matches, the player can yet again be sold with no money ending up in Board Reserves.

As a rule of thumb it takes three weeks of playing in a league or Cup match to recover every two weeks of inactivity. If only playing friendlies, the recovery takes twice the time.If a player was raised in your team, no money will go to Board Reserves, whatever the skills and starting status of the player may be. This also goes for players that joined the club in the last two weeks and have not had the time to become starters.

Transferimet mund të ndikojnë në shpirtin e ekipit

Sa herë që shisni ose blini një lojtar, rrezikoni të ulni shpirtin e ekipit. Rreziku shtohet kur shisni një djalë të mirë dhe blini një rrugaç. Nëse shisni një lojtar rinor ju nuk e keni këtë rrezik nëse e shisni brënda 6 ditëve mbas futjes te ekipi i parë.

Fikjet e serverit

Afatet e transferimeve mund të shtyhen (sa më ndershmërisht të jetë e mundur) kur fiket serveri. Gjithashtu kini parasysh që serveri mund të fiket afër afatit të shitjes. Një transfertë quhet e përfunduar sapo lojtari i ri është bashkuar me klubin dhe mund të jetë subjekt i një shtyrje të afatit kur ka ndërprerje.

Do luani me fatin nëse prisni për momentin e fundit për të dhënë ofertën. Ju këshillojmë që lojtarët tuaj t'i vendosni në listën e transfertave me një çmim që ju mendoni se është i arsyeshëm, kështu nuk mund të rrezikoheni duke shitur lojtarin tuaj me një çmim më të ulët se sa ai që kishit shpresuar, në mënyrë që të shmanget ndonjë zhgënjim për shkak të një fikje të papritur të serverit.

Lojë e Ndershme në Tregun e Transferimeve

Lojtarët e mirë dhe paratë janë pamjet kryesore në Hattrick, gjë që është shumë e rëndësishme pasi që e bën që asnjë skuadër të mos përfitojë nga veprimet që nuk përputhen në tregun e shitblerjeve. Kjo do të thotë që blerja e lojtarëve me çmime të fryra është e ndaluar, dhe gjithashtu çdo veprimtari që është krijuar për ti dhënë një ekipi një përfitim financiar të çdo lloji është e ndaluar. Vetëm vetitë e lojtarit, të tilla si aftësitë, mosha, rrallësia dhe mundësia për EK/U21 të cilat kanë një ndikim në lojë, luajnë një rol në përcaktimin e vlerës së tij të tregut.

Game Master-at kanë autorizim të anullojnë ose ndryshojnë çmime jo normale, të vendosin gjoba dhe të dënojnë përdoruesit e përfshirë në këto aktivitete. Nëse keni marrë një ofertë që është qartësisht mbi çmimin normal për lojtarin tuaj nga dikush, kontaktoni GM menjëherë. Për të kontaktuar Gamemaster përdorni faqen e kontaktit.

 
Server 070