Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Partnerët

Popmundo Battrick
Popmundo, ju luani rolin e një ylli të ri të botës muzikore. Gjeni stilin tuaj, krijoni nje grup, dhe udhëtoni nëpër botë në këtë komunitet që po lulëzon me më shumë se 300,000 lojtarë aktivë!

Kjo lojë është loja motër e Hattrick, dhe është zhvilluar nga disa persona të Extralives AB në Suedi, e cila zhvilloi Hattrick në fillim. Ashtu si edhe Hattrick, bota e Popmundo nuk mbyllet kurrë – gjithmonë ka një concert që zhvillohet diku, gjithmonë është një këngë për tu inçizuar, gjithmonë mund të krijohet një rast flirtimi festën prapa skenave. Të tërë karakteret me të cilët ndesheni dhe me të cilët ndërveproni, kuptohet që janë të menaxhuar nga lojtarë të tjerë njerëzorë.

Popmundo është një lojë e thellë, por gjithsesi mbetet e thjeshtë. Fare mirë mund të hyni vetëm pak herë në javë dhe gjithsesi të arrini rezultate shumë të mira. Një nga gjërat më të bukura të kësaj loje është fakti se gjithmonë ajo është pa fund: Kur të mërziteni me një stil jetese shumë të lartë, keni shumë gjëra të tjera për të bërë – mund të bëheni nje dedektiv privat, mund të ndërtoni një perandori pronash ose thjesht mund të qetësoheni dhe të krijoni një familje.

Battrick.org është një lojë shumë e bukur menaxhimi kriketi në vazhdën e traditës së Hattrick. Kjo është loja e përkryer për adhuruesit e kriketit, dhe është goxha dëfryese pëe të gjithë kureshtarët – ne mund të dëshmojmë që është shumë e lehtë që të pëefshiheni nga kjo lojë.

Ju duhet të menaxhoni një klub kriketi, të stërvitni lojtarët dhe ti drejtoni ata në Ligën Një Ditore dhe në lojërat e Klasit të Parë – ka gjithashtu edhe një kupë ndërkombëtare ku mund të merrni pjesë, si edhe një Kupë Botërore për skuadrat kombëtare. Komuniteti është shumë miqësor dhe i gjendshëm në rast nevoje.

Battrick është një bashkëpunim ndërmjet Allan Fairlie-Clarke, një përdorues i Hattrick dhe ish moderator HT, dhe skuadrës së Hattrick.
 
 
Server 096